Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Probleme të vazhdueshme me disiplinën, Ngoo “firmos” largimin? Egbo urdhëron sulmuesin Dunga (ÇFARË NDODHI NË GJIROKASTËR)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Probleme të vazhdueshme me disiplinën, Ngoo

Tirana ia doli të mposhtë me rezultat të thellë Luftëtarin në transfertë, duke i dërguar gjirokastritët në Kategorinë e Parë. Bardheblutë shënuan plot pesë herë dhe humbën 2 penallti. Në minutën e 38 Cale fiton 11 metërsh, që merret përsipër nga Ngoo. Trajneri Egbo kërkoi që 11 metërshi të gjuhej nga Batha, me anglezin që ka thyer "urdhërin" e nigeriani. Menjëherë pas kësaj, Ngoo godet dhe pret portieri ndërsa Egbo nxjerr në nxemje Dungën, dukshëm në disfavor të anglezit.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me 11 metërshin e fituar nga Halili, teksa pranë topit është afruar Cobbinah, por kjo nuk është lejuar nga Halili. Goditja alla Panenka ka përfunduar në tranversë dhe topi i kthyer është goditur jashtë nga sulmuesi i bardhebluve. Dukëshëm, në dy momentet e nervozizmit penalltitë janë humbur, ndërsa Tirana nuk ka qenë e qetë në këtë pjesë.

Kujtojmë se edhe në ndeshjen ndaj Bylis, pati një shkëndijë mes Bathës dhe Ngoo në momentin e 11 metërshit. Trajneri Egbo pas ndeshjes së sotme me Luftëtarin ka treguar se këto momente do t'i zgjidhin brenda familjes, ndërsa nxjerrja e Dungës në nxemje tregon qartë se Ngoo mund të "dënohet" për nervozizmin dhe thyerjen e "urdhërit" të Egbo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga