Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Prezantohen uniformat e reja, 26 herë kampionët e Shqipërisë vishen ndryshe...

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Prezantohen uniformat e reja, 26 herë kampionët e

Tirana ka prezantuar fanellat e reja. Kompania e veshjeve Cohl’s do jetë pjesë e bardhebluve sezonin e ardhshëm. Të pranishëm gjatë prezantimit ishin presidenti i klubit Refik Halili dhe presidenti i kompanisë së veshjeve Cohl’s Artur Kalemi.

Kështu 26- herë kampionët e vendit kanë zgjedhur të vishen ndryshe nga edicionet e kaluara. Palët u shprehën të lumtur për fillimin e bashkëpunimit dhe janë optimistë për të ardhmen, ndërsa i urojnë suksese njëri-tjetrit.  

“KF Tirana në bashkëpunim me kompaninë e veshjeve Cohl’s Sports Ëear, prezanton fanellat e sezonit të ri 2022/2023.
Shprehim mirënjohjen për këtë bashkëpunim frytdhënës me bindjen se dy brand-et do të sjellin gjëra të mëdha në vazhdim.
Kampionët tashmë vishen me Cohl’s.
Më e mira, për më të mirët!”, shkruan Tirana krah videos në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga