Dejvi Bregu nuk di të ndalet së shënuari në ligën e parë turke. Sulmuesi vlonjate ka shënuar golin e radhës në sfidën Bulospor po luan aktualisht ndaj Samsunspor në kampionat. Skuadra vendase shënoi golin e parë të sfidës në minutën e 22-të, ndërsa 5 minuta më vonë ishte Bregu që barazoi ndeshjen në 1-1.
Me një goditje predhë nga jashtë zone, sulmuesi mposhti portierin dhe e ndali topin në fundin e rrjetës. Ky ishte goli I 5 sezonal për Bregun në ligën e parë turke në 16 ndeshje të zhvilluara deri më tani. Bregu dhe portieri e kanë nisur ndeshjen si titullarë, ndërsa Roshi është lënë jashtë, kurse te Samsunspor, Erald Çinari nuk është preferuar nga minuta e parë.