
Një moment paniku ka ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, Butrinti-Labëria e luajtur ditën e sotme. Takimi është mbyllur me rezultatin 2-0 për vendasit, por në një moment në pjesën e parë është evituar një tragjedi e mundshme.
Disa tifozë të skuadrës së Butrintit kishin vendosur ta ndiqnin ndeshjen nga afër në një ndërtesë që ndodhet pranë stadiumit, por ndërtesa është krejtësisht e amortizuar dhe disa prej tifozëve janë rrëzuar duke pësuar dëmtime. Nga pamjet filmike shihet që disa prej këtyre tifozëve bien nga lartësia dhe janë plagosur, por për fat të mirë nuk kanë pësuar gjëra serioze për të rrezikuar jetën.
Poll