Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Potent dhe i pamarkueshëm, njihuni me 26-vjeçarin që pritet të çmendë Partizanin dhe kryeqytetin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Potent dhe i pamarkueshëm, njihuni me 26-vjeçarin që

Kwame Karikari është lojtari më i ri që pritet të mbërrijë te Partizani. Ashtu sikurse njoftoi neësport.al, sulmuesi ganez dhe klubi i kuq janë shumë pranë akordit. 26-vjeçari është në pronësi të Neftçit në Azerbajxhan, që zotëron kartonin e tij.

Hapësirat e pakta në kampionatin azer kanë bërë që futbollisti të mendojë një destinacion të ri dhe është pikërisht Partizani ekipi që mund t'i bashkohet në këtë merkato janari.

Kwame ka një karrierë të pasur futbollistike. Edhe pse është vetëm 26-vjeç, ai ka arritur të shënojë në total rreth 70 gola. Këtë edicion është aktivizuar vetëm në 8 ndeshje me Neftçin ku ka arritur të shënojë 2 gola.

Më parë ka luajtur për skuadra si Al Arabi, Al Markhiya, Stal Kamianske, Haugesund, Baleksirspor, Halmstad, AIK dhe Degerfors. Është i gjatë 1.90 metra dhe luan me këmbën e majtë, por di të përdorë edhe të djathtën.

Potent dhe mjaft i vështirë për t'u markuar. Në pamje të parë duket si sozia e Kaleb Ekuban, megjithatë vetëm fusha e blertë do t'ia tregojë vlerat e tij. Më poshtë mund të shihni video nga performanca e lojtarit në fjalë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga