
Kandidati për deputet në Shkodër, Agron Çela ka bërë bashkë legjendat e sportit dhe kulturës shkodrane. Mbrëmjen e djeshme në një nga ambientet në qendër të kryeqendrës së veriut, Çela ka organizuar një festë ku kanë qenë prezent artistë, sportistë dhe figura të njohura në Shkodër.
Në kushtet kur në Shqipëri nuk lejohen organizime masive apo festa në ambiente të mbyllura prej covid-19, një gjë e tillë nuk e ka shqetësuar kandidatin e LSI që të bëjë bashkë edhe tifozët e Vllaznisë.
Në këtë organizim kanë marrë pjesë emra që I kanë dhënë shumë sportit shkodran, ku përmendim: Luan Vukatana, Ferid Borshi, Fasli Fakja, Sabah Bizi, Faruk Kalleshi , Fatbardh Jera, Xhuli Shestani, Tonin Dema, Is'hak Bala, Selami Dani, Luan Vukatana, Arenca Tufi, Asim Belinova, Eljaz Guri, Eljaz Ahmeti, Ferid Borshi, Fatmir Axhani, Jetmir Kuçi ,Christian Dema, Mehdi Muriqi, Nail Alushi, Xhevat Sokoli etj.