
Është mbyllur 2-1 për vendasit ndeshja mes Teutës dhe Kukësit. Të besuarit e Martinit kanë përmbysur verilindorët, duke kaluar në finalene Kupës së Shqipërisë, aty ku I pret Tirana. Kukësi nuk ia ka dalë që të mbajë rezultatin, pasi ishte Rroca që kaloi në avantazh të tijtë.
Ka qenë Kapllnai që ka barazuar shifrat disa sekonda pasi ka hyrë në fushë, ndërsa në të 83 minutë mbrojtësi Hoxha I ka dhënë finalen durrsakëve. Ndeshja në "Niko Dovana" ka qenë e luftuar, me vendasit që marrin hak për humbjen 3-0 të disa ditëve më parë në kampionat. Në 2 gusht në "Air Albania" do të zhvillohet finalja mes Tiranës dhe Teutës për trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Durrsakët kanë festuar gjithë këtë arritje poë ta, duke bërë që atmosfera në dhomat e zhveshjes të jetë elektrizuese. Në pamjet më poshtë duken lojtarët e Teutës, që me meritë gëzojnë për suksesin e arritur.