Mbrëmjen e djeshme kanë përfunduar ndeshet e muajit shtator për kualifikueset e Euro 2024. Në ndeshjet e fundit janë shënuar gola spektakolarë, ku mes tyre është edhe i Jasir Asanit.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi një “perlë” të vërtetë në duelin me Poloninë, ku ngriti peshë gjithë tifozët shqiptarë. Tashmë ky realizim ëhstë zgjedhur nga UEFa Euro 2024 si një prej 4 golave më të bukur.
UEFA nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka pyetur tifozët se kush është goli më i bukur i këtij raundi, ku përveç Asanit janë në garë edhe Joao Felix i Portugalisë, Trossard i Belgjikës dhe Samorodov i Kazakistanit.
Asani
João Félix
Trossard
SamorodovWho gets your vote for Goal of the Round? #EQGOTT | @AlipayPlus
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) September 12, 2023