Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Përgatitje intensive te TIRANA, një mungesë e sigurt për trajnerin Ahmataj ndaj Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përgatitje intensive te TIRANA, një mungesë e sigurt

Tirana po vijon me intensitet përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Skënderbeut. Bardheblutë vijnë pas dy barazimesh rresht dhe në Korçë kërkojnë kthesën që të rikthehen te fitorja.

Një takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:30, dhe Skënderbeu kërkon të përfitojnë nga momenti I mirë që po kalon dhe të shfrytëzojë faktorin fushë duke parë që ndeshja luhet në shtëpi.

Klubi në faqen zyrtare ka shpërdarë një video nga seanca stërvitore e ditës së sotme. Stërvitja ka nisur me një fjalim të trajnerit Ahmataj ndaj lojtarëve dhe më pas janë kryer disa ushtrime fizike.

 Mungesa e vetme për trajnerin Julian Ahmataj në këtë takim do të jetë ajo e mesfushorit Batha për shkak kartonash, ndërsa do të jenë gati Hoxhallari dhe Torrasa që nuk u aktivizuan ndaj Vllaznisë pasi ndëshkuan me kartona të kuq në Durrës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga