
Para disa minutash, në Milano ka mbërritur Roberto Gagliardini. Mesfushori 22-vjeçar cilësohet si transferimi më i madh në këtë merkato janari në Itali.
Interi kishte nisur prej kohësh tratativat me Atalantën për të përfituar shërbimet e tij, por vetëm në këtë merkato dimri drejtuesit e të dy skuadrave u dakortësuan. Nesër, ai do të kryejë testet mjekësore dhe do të prezantohet në stadiumin "San Siro" me fanellën zikaltër.
Poll