Është luajtur ditën e djeshme, sfida Maliqi-Memaliaj e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë së Dytë. Ndeshja u mbyll me fitoren 3-0 në favor të skuadrës vendase, ndërsa goli i parë I ndeshjes u shënua me penallti nga Avdillari.
Në minutën e 17-të, Maliqi fiton një penallti që nga pamjet filmike duket tepër absurde pasi kontakti është shumë i lehtë mes dy lojtarëve dhe nuk ka element për penallti. Gjyqtarja e takimit, Emanuela Rusta nuk u mendua dy herë dhe vendosi të akordonte penallti në favor të Maliqit.
Një penallti "made in Albania", që vjen pikërisht nga gjyqtarja Rusta që mban edhe stemën e FIFA-s dhe gjykon në ndeshje ndërkombëtare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Memaliaj akuzon se gjykimi në këtë ndeshje ishte I programuar dhe kundër tyre.
