
Të dielën, Partizani do të luajë në shtëpi kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të Superiores.
Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin "Elbasan Arena", impiant që ka pritur shumë takime në këtë sezon futbollistik. Të gjithë lojtarët e elitës e kanë të preferuarin e tyre stadiumin elbasanas për shkak të gjendjes fantastike të këtij terreni.
Punonjësit e tyre kujdesen çdo ditë për të qenë në top formë. Nga një video e publikuar shihet se si mirëmbahet tapeti i "Elbasan Arenës", që edhe pse shkelet çdo 3 ditë, vijon të jetë më i miri në Shqipëri.
Poll