
QARABAG - PARTIZANI / 2-0 / NDESHJA E KTHIMIT / RAUNDI I PARË ELEMINATOR NË CHAMPIONS LEAGUE (0-0 TAKIMI I PARË)
QARABAG: Vagner, Ailton, Mammadov, Medvedev, Abdullayev, Michel, Romero, Sadygov, Zoubir, Ozobiç, Richard Almeida Trajner: Gurban Gurbanov
PARTIZANI: Hoxha, Hakaj, Belica, Bitri, Ibrahimi, Melo, Telushi, Mala, Solomon, Asani, Çinari Trajner: Franko Lerda
Komenti minutë pas minute:
Përfundon këtu aventura në Champions League për Partizanin. Të kuqtë janë mundur në transfertën e Qarabag me rezultatin e ngushtë 2-0, me golin e shënuar nga Ozobiç, por aq ka mjaftuar që kampionët e Shqipërisë të eleminohen.
Në 180 minuta, në të dyja ndeshjet janëshënuar vetëm 1 gol, pasi edhe takimi që u luajt në "Selman Stermasi" përfundoi me shifrat e bardha 0-0. Në fakt, në përgjithësi, në të dyja ndeshjet, duhet thënë që Partizani bëri një paraqitje pozitive, sepse Qarabag ishte dukshëm më i favorizuar në letër, por për t'u kualifikuar nuk e pati shumë të thjeshtë.
94' Partizani pëson golin e dytë. Quintana nuk e ka të vështirë përballë Alban Hoxhës.
74' Solomon humb një rast ideal për të shënuar gol, ku përballë portierit nuk e dërgon topin në rrjetë, por ndalet nga portieri.
65' Alban Hoxha mban në lojë Partizanin me një pritje shumë të mirë.
60' Solomon shfaqet rrezikshëm, tenton portë dhe tifon një goditje nga këndi.
51' Zhbllokohet ndeshja, Qarabag kalon në avantazh ndaj Partizanit. Ozobiç dërgon topin në rrjetë pas një gjuajtje me kokë.
46' Starton pjesa e dytë mes Qarabagut dhe Partizanit.
45' Mbyllet pjesa e parë mes Qarabagut dhe Partizanit. Gjithçka përfundon me rrjeta të paprekura. Vendasit tektuan portën vetëm një herë, por edhe të kuqtë janë kundërpërgjigjur shumë mirë me Çinarin, i cili provoi nga distanca.
38' Faull në favor të Partizanit. Hakaj po bën një ndeshje pozitive në krahun e majtë. Kjo goditje dënimi nuk ka sjellë rrezik të madh tek porta kundërshtare.
28' Çinari tenton nga distanca, duke testuar portierin kundërshtar, i cili e devijon topin në korrne.
18' Qarabag pranë golit. Alban Hoxha mbetet i palëvizur, por topi shkon sipër kuadratit, pa përfunduar në rrjetë.
12' Qarabag tenton një gjuajtje me kokë, por Alban Hoxha tregohet i saktë në ndërhyrjen e tij.
10' Çinari tenton gjuajtjen nga distanca me të djathtën, por topin shkon jashtë kuadratit.
6' Faull ndaj Asanit. Partizani ka rastin për të gjuajtur portën, por nuk sjell asnjë rrezik për kundërshtarin.
1' Starton ndeshja. Topi i parë shkelmohet nga vendasit.