
Ekipi i drejtuar nga Lerda fitoi ditën e sotme ndeshjen e parë për Kupën e Shqipërisë ndaj Vorës me rezultatin 3-0. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, ndërsa në të dytën Partizani nuk fali dhe mbylli llogaritë që në ndeshjen e parë. Golat për ekipin kampion të Shqipërisë u shënuan nga Solomon 63' , Broën 71' dhe Çinari 76'. Një fitore më shumë psikologjike për ekipin e drejtuar nga Lerda para sfidës me Bylis në "Selman Stërmasi".
Poll