
Ditën e sotme është rikthyer futbolli pas dy muajsh ndalesë nga pandemia e Covid-19. Bundesliga gjermane luajti sot ndeshjet e para, ndërsa një nga takimet interesante ishte derbi Dortmund-Schalke e mbyllur me fitoren e thellë 4-0 nga vendasit.
Ky takim ashtu si të gjitha takimet e tjera u luajt pa tifozë, ndërsa në TV dëgjoheshin të gjitha fjalët që lojtarët thonin në fushën e lojës. Mbrojtësi i Barcelonës, Tobido që është huazuar te Schalke ka ofenduar sulmuesin Haaland dhe kjo është kapur nga kamerat dhe dëgjohet mjaft mirë.
Menjëherë kjo video është virale edhe në internet, me mbrojtësin që ofendon nga gjyshja sulmuesin. Haaland nuk e mori shumë seriozsisht këtë ofendim dhe pak minuta më vonë shënoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa Tobido rrezikon një dënim nga Federata gjermane.
No fans = we hear everything. Jean-Clair Todibo to Erling Braut Haaland moments before the Norwegian scored: “Go **** your grandmother.” pic.twitter.com/3Xy1il6HH5
— Get French Football News (@GFFN) May 16, 2020