
Odise Roshi është prej disa ditësh me pushime dhe sot, është kapuar me video nga Dritan Shakohoxha, duke vrapuar në fshatin e Palasës në Himarë. Roshi është transferuar te skuadra e Sakaryaspor, pasi mbylli aventurën tek ekipi tjetër turk i Boluspor.
Shakohoxha ishte shofer me makinën e tij, kur kapi me video Odise Roshin në krah të rrugës, i cili po vraponte. Duket se “rraketa” kuqezi nuk e ndal për asnjë ditë stërvitje, edhe pse është me pushime.
Madje, në një moment, Roshi i thotë Shakohoxhës: “Edhe këto 2-3 ditë që jemi pushim, vijojmë stërvitjen”. Ndërsa Shakohoxha, ia kthen: “Të mos kujtojnë këta se vjen suksesi lehtësisht”.
Poll