
Humbja me Kukësin rrezikon t'i hapë probleme të reja Flamurtarit. Në minutat e fundit të humbjes së sotme 1-2 me verilindorët tifozët kuqezi hodhën sende në fushën e lojës duke goditur dhe arbitrin anësor të ndeshjes. Në këtë mënyrë Flamurtari rrezikon të penalizohet rëndë për këtë situatë pasi mund të ndëshkohet të luajë disa ndeshje në shtëpi pa praninë e tifozëve, për më tepër klubi mund të gjobitet për menaxhimin e ndeshjes. Javën e ardhshme do të mësohet dhe vendimi i Komisionit të Disiplinës.
Poll