Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Një mbyllje sezoni me DINJITET! Bomberi shqiptar "lufton" i vetëm në sfidën e fundit, "merr valixhet"

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Një mbyllje sezoni me DINJITET! Bomberi shqiptar "lufton"

Sulmuesi i Kosovës dhe Rizesporit Vedat Muriqi nuk di të ndalet së shënuari. 24-vjeçari bëri një paraqitje fantastike ndaj Trabzonsporit në javën e fundit të kampionatit turk duke dhënë asist e shënuar gol në humbjen hidhur 2-3 ndaj miqve.

Muriqi kontrolloi fillimisht topin me elegancë dhe pasi u rrotullua nxori zbuluar shokun e skuadrës Boldrin, i cili realizoi golin e parë. Por, Trabzonspori arriti ta kthente ndeshjen për 3 minuta dhe në fund të pjesës së parë realizoi dhe golin që hipotekoi fitoren.

Por, Muriqi gjeti forcën të shënonte për nder të ekipit në minutën e 65-ë duke shfrytëzuar saktë goditjen nga këndi dhe shënoi me kokë.

Ai mbylli një sezon të paharrueshëm në aspektin personal duke realizuar plot 17 gola në 34 ndeshje. Me shumë mundësi, ai do të largohet në një skuadër të re. Mediat turke e lidhin fatin e tij me Fenerbahcen, ekip që e kërkon me këmbëngulje shërbimet e tij.

https://youtu.be/c4fIcTc8Wwo
Tags:

BOTA KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga