Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Një djalë Shkodre si Erald ÇINARI, reagimi i papërmbajtshëm i sulmuesit të Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Një djalë Shkodre si Erald ÇINARI, reagimi i

Partizani arriti të merrte një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat. Të kuqtë u përballen ditën e sotme me Kastriotin në "Air Albania", ndërsa takimi u mbyll me rezultatin 3-1.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja nuk e nisi mirë ndeshjen pasi pësoi gol shumë shpejt, por më pas reagoi duke shënuar 3 gola. Fillimisht Hakaj e më pas Stenio Junior e Asani vulosën ndeshjen në 3-1.

Çinari dhuroi një asist për Asanin që e ktheu në gol, ndërsa më pas sulmuesi shkodran u përplas me mbrojtësin e Kastriotit, Emiliano Çela.

Momente nervozizmi mes të dyve, por me Çinarin që ishte i papërmbajtshëm, aq sa edhe shokët e skuadrës dhe stafi teknik nuk e qetësuan dot. Debat verbal mes dy futbollistëve për pak minuta dhe më pas çdo gjë u mbyll në fushën e blertë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga