
Mario Kempes ish-kampioni i botës me Argjentinën ka drejtuar Lushnjen për disa ndeshje në vitet 1996-97. Në atë kohë skuadra lagunare drejtohej nga bosi i firmave piramidale, Rrapush Xhaferi që bëri të mundur të sillte në Shqipëri një kampion bote për të drejtuar Lushnjen. Pagesa e trajnerit ishte 350 mijë euro në sezon dhe ishte një shumë e padëgjuar më parë në futbollin shqiptar.
Kempes e drejtoi skuadrën për pak ndeshje pas rrëzimi i firmave piramidale sollin edhe largimin e tij dhe trazirat në vendin tonë, por edhe ëndrrën e Lushnjes për dal kampion. Shumë tifozë në stadium dhe një pritje madhështore për një kampion bote që mbërrinte në Shqipëri dhe që rrallë herë ishte parë. Ndërkohë që ajo që pasoi ishte dramatike. Pasi shumë nga lojtarët e huaj që ishin blerë me bujë nga bosi Rrapush Xhaferri, përfunduan duke u u ushqyer nga familjet lushnjare, pasi nuk kishin asnjë para mënjanë.