
Florian Kamberi ka gjetur golin e katërt me Sheffield Wednesday në Angli. Në sfidën e transfertës me Accringlton, sulmuesi shqiptar ka qenë vendimtar në minutën e 22 me një veprim të bukur.
Topi i goditur nga ai përfundoi pas shpinës së portierit vendas, me golin që në fund rezultoi i fitores. Më herët Sheffield kishte shënuar dy herë të tjera, ndërsa në fund ndeshja u mbyll 2-3.
I huazuar nga St. Gallen në Zvicër, 26 vjeçari do rikthehet sërish në ekipin mëmë në fundin e sezonit. Pjesë e Kombëtares kuqezi në disa sfida, Kamberi nuk ia ka dalë të debutojë me Shqipërinë edhe pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Reja.
Poll