
Të dielën Skënderbeu do të luajë në transfertën e vështirë, ku do të përballet me Luftëtarin. Ky takim është vendosur të zhvillohet në orën 16:00, ndërkohë që përgatitjet për këtë sfidë kanë nisur nga të dy ekipet.
Klubi i Skënderbeut ka postuar një video në kanalin zyrtar në facebook ku tregon një fragment nga seanca e sotme stërvitore. Enis Gavazaj, Kristi Vangjeli dhe Gjergji Muzaka shfaqen duke provuar nga gjuajtjet e lira. Për këtë klubi bardhekuq shkruan: "Gavazaj, Vangjeli apo Muzaka..."
Poll