
Leroy Sane mbërrin në Gjermani. Sulmuesi I Man Cityt do të jetë goditja e radhës në merkato për Bayern Munchen dhe sot lojtari ka udhëtuar drejt Munchen për vizitat mjekësore dhe më pas firmën.
Mediat kanë filmuar edhe momentin kur avioni me lojtarin është ulur në aeroport duke konfirmuar kështu zërat që qarkullojnë prej ditësh.
Sane do të transferohet te Bayern Munchen për rreth 50 milionë euro, ndërsa do të përfitojë një pagë prej 20 milionë euro në sezon. Zyrtarizimi pritet të bëhet ditën e nesërme nga klubi gjerman e tashmë merr fund dilemma për të ardhmen e tij.
Hier landet @LeroySane19! Der Neuzugang des @FCBayern kam mit einer Privat-Maschine auf dem Flugplatz in Oberpfaffenhofen an #FCB pic.twitter.com/79TK5EQK7o
— BILD FC Bayern (@BILD_Bayern) July 1, 2020