
Armando Sadiku ka gjetur golin e parë me Las Palmas në Spanjë. Ishullorët luajnë në transfertë me Velez për 1/64 e Kupës së Spanjës. Elbasanasi ka vendosur ekuilibrat në 2-2 në fundin e pjesës së parë.
Las Palmas ka qenë dy herë në disavantazh gjatë pjesës së parë, për të barazuar me Ramirez dhe më pas Sadikun. Pas kthimit në Spanjë në Ligën e 2 me Las Palmas, megjithë minutat në fushë, sulmuesi kuqezi nuk e kishte dërguar topin në rrjetë, duke e bërë para pak minutash për rezultatin 2-2 në pjesën e parë.
Poll