Roma dhe Sevilla përplasën “brirët” mes tyre mbrëmjen e djeshme në finalen e Europa League. Një sfidë që ishte me “plot gojën” e çmendur, pasi fituesi u vendos falë “Ruletës Ruse”.
Pas gjuajtjes së penalltive, fati i buzëqeshi spanjollëve të cilët morën kështu trofeun e 7-të në histori. Në këto kushte për Jose Mourinhon kishte vetëm mealje të argjendtë. Sigurisht se portugezi ishte shumë i zhgënjyer dhe i nevriosur nga ky fakt dhe sjellja e tij ka ngritur dyshime.
Me të marrë medaljen Morinho e “flaku” atë drejt tribunës. Pikëpyetje të mëdha, por gjithësesi mendohet të jetë dhuratë për ndonjë tifoz.
Jose Mourinho threw his Europa League runners-up medal into the crowd after the Europa League final.#UELfinal #UEFAEuropaLeague #SevillaRoma #SEVASR pic.twitter.com/Ky3qLKuslV
— Obinna Michael (@Obinnamichael02) May 31, 2023