
Besart Berisha vijon të shkëlqejë në Australi. Sulmuesi i njohur që më parë ka luajtur edhe për kombëtaren shqiptare, ka arritur të realizojë një gol kundër Perth Glory.
Në minutën e 27-të, 35-vjeçari shfrytëzon si duhet një krosim nga e djathta duke çuar topin në rrjetë. Prishtinasi tanimë ka arritur kuotën e 17 golave duke u renditur i treti në listën e golashënuesve.
Poll