
Barcelona nuk ka gabuar dhe ka fituar pastër 0-2 ndaj Osasunës në transfertë. Katalanasit fituan lehtë duke gjetur golin me Jordi Alban që në minutën e 30-të. Në fraksionin e dytë, Barca administroi ndeshjen dhe gjeti golin e qetësisë në minutën e 83-të me të riun Moriba që shënoi edhe golin e parë në La Liga me Barcën. Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Koeman ngjitet në vendin e dytë me 56-të duke i bërë presion Real Madrid dhe Atletikos që do të përballen ditën e nesërme mes tyre.
Poll