
Mirel Josa u zyrtarizua dje në pankinën e Kukësit. Tekniku ka zhvilluar sot stërvitjen e parë me ekipin. 57 vjeçari është njohur me futbollistët, teksa fokusi ka qënë edhe te ana taktike. Prezent është edhe Rrahman Hallaçi apo dhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi. Grupi i lojtarëve është mjaft cilësor, ku kemi futbollistë që kanë bërë emër në futbollin shqiptar, apo dhe jashtë.
Josa do debutojë në fundjavë me verilindorët, pikërisht në atë sfidë ndaj Skënderbeut. Synimi është përmirësimi i renditjes në tabelë, pasi pikët e lëna janë të shumta. Gjithsesi, kampionati është i gjatë, me shumë pikë që janë në lojë.
Poll