
Empoli ka zhvilluar një miqësore brenda familjes, për të parë gjendjen aktuale të lojtarëve. Kështu sfida u luajt mes ekipit të parë dhe Primaveras. Titullarët e Empolit nuk e patën aspak të vështirë, duke fituar me rezultatin 12-1. Në këtë ndeshje u aktivizuan Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli.
Protagonist kryesor ishte Nedim Bajrami, i cili ishte i vetmi që shënoi tripletë. Trajneri Paolo Zanetti kështu ka marrë një sinjal të mirë nga lojtari kuqezi, pikërisht në prag të sezonit të ri. Kujtojmë se sfida e parë luhet më 6 gusht, në kuadër të Kupës së Italisë përballë Spal.
Poll