
Tirana-Bylis 1-0
Bylisi dhe Tirana kanë luajtur miqësoren e tyre të dytë gjatë kësaj vere. Dy ekipet kanë matur forcën me njëra-tjetrën duke zhvilluar një lojë të ashpër edhe pse ishte vetëm një miqësore. Në minutën e 88', Osmani konfliktohet me sulmuesin e Bylis, ndërsa pak më vonë Daja zhbllokon rezultatin dhe i shkel syrin Memës se lufton dhe ai për një vend në foramcion.
Tirana: Lika, Doka, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Torasa, Hasani, Cale, Halili, Dunga
Bylis: Hidi, Meraliaj, Bici, Goxhaj, Ndreca, Turmanov, Mëllugja, Morataj, Qardaku, Guindo, Anthonio
Komenti minutë pas minute:
90' Përfundon ndeshja me fitoren e Tiranës.
90' Super aksion i Tiranës me Kobina, Daja me portën e boshatisur zhbllokon sfidën.
88' Tension midis Guindo dhe Osmanit, konfliktohen me duar në mesin e fushës.
85' Osmani mbyll aksionin e Bylis, ballshiotët kërkojnë 11 metërsh
82' Luan ashpër Bylis në mesin e fushës. Faulle të njëpasnjëshme.
78' Bakaj lexon aksionin e Bylis, del me siguri dhe largon topin.
72' Largohet Batha futet Daja. Gjithashtu dhe Albi Doka me Kërçikun.
65' Cale me kundërsulm, Hidi i mohon golin e sigurt.
64' Edvin Bakaj i sapo futur në lojë shpëton Tiranën.
63' Ndërhyrje ashpër e Torasës ndaj Guindo.
60' Anthony shpërdorn rast bosh për bosh me Likën.
58' Luan më mirë Tirana, CALE vendos në vështirësi Hidin me gjuajtje nga jashtë zone.
55' Aksion i bukur midis Cale dhe Hasani, mbyll Bicaj.
50' Rrezikon Bylis, rrëmuj në zonën e Tiranës, përsëri Lika shpëtimtar.
49' Guindo jep spektakël, fiton faull në afërsi të zonës.
45' Fillon pjesa e dytë. Mema bën ndryshime në pjesën e dytë, në fushë Ngoo.
44' Tirana rrezikon me goditje nga këndi, Bicaj pastron zonën e Bylis.
39' Morataj gjuan fortë drejtë portës së Likës, portieri pret në dy kohë.
35' Hasani pranë golit, godet Hidin bosh për bosh me portën.
31' Cale kalon 2 lojtarë të Bylis dhe goditet nga pas qëllimisht. Karton i verdhë për Bylis.
28' Bylis kërkon 11 metërsh, Anthoni bie në zonë.
25' Bylis rrezikon portën e Tiranës me dy korne, Lika bëhet hero.
23' Tenton Halili nga jashtë zone, por gjuajtja përfundon mbi kuadrat.
21' Luan mirë Bylis, një top vertikal për Guindo, por mbyllet nga Osmani në fund.
19' Qardaku me goditje të befasishme, rrezikon portën e Tiranës.
17' Kombinim i mirë midis Dunga dhe Hasanit, por ky i fundit godet lehtë në portën e Hidit
15' Luhet ashpër midis të dyja ekipeve. Ndeshja duket si zyrtare dhe jo miqësore.
10' Kundërsulm i Tiranës, Dunga nxjerr bosh shokun e skuadrës Hasanin por nuk arrin ta shfrytëzoj.
7' Faull i rrezikshëm në favor të Bylis, goditja ndalet në mur.
6' Lojë e dyndur në mesin e fushës nga të dyja skuadrat.
1' Starton ndeshja, Bylis shkelmon topin i pari.