
Lojtari i Kukësit, Simo Rrumbullaku në një prononcim për median e Kukësit ka folur në lidhje me gjendjen e tij, ku është shprehur se është gati për të luajtur dhe se e ka kaluar plotësishtë dëmtimin
Më tej, anësori ka thënë se vetëm Kukësi dhe Partizani do të jenë rivalët më të fortë për të fituar titullin, më pas vijnë të tjerat.
"Kam qenë shumë kohë jashtë për shkak dëmtimi por tani jam rikthyer. Kam punuar dhe jam gati. Ndihem mirë dhe po punoj fort me grupin që të arrijmë objektivat. Që kur kam ardhur te Kukësi, është rritur niveli në të gjitha aspektet dhe kjo teknologjia e re sivjet mat stërvitje. Me GPS varet intensiteti i lojtarëve dhe shihet sa gati është për ndeshje. Më pëlqen kampionati pasi ka konkurrencë dhe ekipe të forta me nivel. Favoritë shoh Kukësin dhe Partizanin deri në fund por them se do të ketë edhe të tjera ekipe për të qenë më konkurrent kampionati. Ne do të bëjmë punën tonë dhe do të arrijmë aty ku duhet, ku edhe e ka vendin Kukësi", ka thënë Rrumbullaku.