Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana ndodhet në Shtetet e Bashkuara, në një vizitë që kishte planifikuar të festonte 107 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Por situata e vështirë e krijuar në Shqipëri për shkak të tërmetit të fuqishëm bëri që futbollisti i mirënjohur të fokusohej në grumbullimin e fonde për të ndihmuar familjet e dëmtuara. Në takimet e bëra nga Cana me shqiptarë të Amerikës, ish kapiteni dha një intervistër për Zërin e Amerikës ku u shpreh se ka arritur të mbledhi më shumë se 50-60 mijë dollar teksa, premton se çdo fond do ta administrojnë vetë.
“Kemi mbledhur diku tek 50-60 mijë dollarë vetëm në mbrëmjen e parë. Duhet ta çojmë amanetin deri në fund, pasi është një detyrë morale dhe shpirtërore dhe nuk duhet të luhet me këtë gjë. Ne me fondacionin dhe me shoqatat do të evidentojmë shtëpi, kopështe ose shkollë dhe do ta bëjmë drejtpërdrejtë me fonadcionin.
Problemi që kemi ne shqiptarët nuk është tek vështirësia. Problemi tek ne qëndron tek momenti kur ne qetësohemi dhe rikthehemi tek normaliteti. Gjithë fokusi për të ndërtuar shoqërin mbarëkombëtare humb, sepse ne fillojmë të mendojmë si individ, si grup, si interesa dhe si parti politke.
Dashuria për vendin, dashuria për të investuar tek gjeneratat që vijne. Nuk është diçka që fiket dhe ndizet. Është si besimi ndaj Zotit. Nuk mund t’I kthehemi Zotit vetëm kur kemi tragjedi, apo kur kemi fëmijë të sëmurë, apo gjendja është e sëmurë. Besimi ndaj Zotit është përditë. Atdhedashuria është njësoj. Nuk mund të ndezim atdhedashurinë vetëm kur na ndodhin tragjedi. Sepse në shumë raste ajo që na çon ne në këto ngjarje është pikërisht se ne gjatë rrugës nuk I bëjmë gjërat siç duhet”, tha Lorik Cana.