
Lazio është mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 nga Genoa, sfidë e vlefshme si miqësore. Skuadra e Maurizio Sarrit ka qenë inekzistente në fushë. Loja e dobët e zhvilluar në Gjermani ka krijuar polemika të mëdha. Kritikat nga tifozët në rrjetet sociale janë të shumta. Në këtë sfidë luajti si titullar edhe Elseid Hysaj, por pa mundur të lërë gjurmë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-1, ndërsa në të dytën skuadra e Genoas shënoi edhe dy herë.
E njëjta histori edhe me Romën që është mposhtur sot nga Ascoli. Me kryeqytetasit bëri debutimin e tij Paulo Dybala. Romanët u mundën me rezultatin 1-0, edhe kjo sfidë e vlefshme për miqësore. Ekipi i Seria B i nxorri në pah disa probleme kryeqytetasve që priten të korigjohen në vijim nga trajneri Jose Mourinho.