Futbollistët e kombëtares shqiptare janë duke kaluar një formë të mirë me skuadrat e tyre. Me minuta të plota në këmbë, kuqezinjtë kanë arritur që të festojnë ndeshjet e luajtura dhe me gol. Përmendim këtu Cikalleshin, Sadikun, Manaj apo dhe Kumbullën i cili është mbrojtës.
Ditën e sotme një tjetër futbollist kuq e zi ka shënuar për skuadrën e tij. Bëhet fjalë për Ermir Lenjanin i cili aktivizohet në Zvicër me skuadrën e Sion.
Sioni u mund në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Lugano, ndërsa Lenjani shënoi për ekipin e tij në minutën e 82. Shqiptari i dha shpresë ekipit të tij me golin e shënuar duke barazuar ndeshjen por Lugano arriti të merrte fitoren me gol në minutën e 92.
Një sinjal i mirë i Lenjanit për teknikun Reja në prag të sfidës me Turqinë.