Nesër në Elbasan Arena, Kukësi dhe Vllaznia masin forcat në kuadër të kampionatit (18.00). Kuksianët kanë zbarkuar sot në Elbasan, pra një ditë para sfidës.
Ekipi ka festuar ditëlindjen e Altin Bytyçit, me mbrojtësin që mbush 20 vjeç. Në videon e shpërndarë nga vetë klubi, duken lojtarët në darkë.
Kukësi po kalon një krizë rezultatesh, por ky moment është shfrytëzuar që të harrohet sadopak momenti i keq. Të besuarit e Hallaçit shpresojnë se gjithçka do kalojë, duke u kthyer fitoreve.