
Teksa Napoli ka siguruar fitoren ndaj Parmës me rezultatin 4-0, mbrojtësi i kombëtares sonë Elseid Hysaj i ka shtangur tifozët e pranishëm në stadiumin e Parmës duke dhuruar një asist të mrekullueshëm që u shndërrua në gol shoku i skuadrës Piotr Zielinski.
Futbollisti shqiptar regjistron paraqitjen për t'u mbajtur mend nga të gjithë dhe në krahun e majtë të mbrojtjes ku është pozicionuar nga tekniku Ancelotti po ndihet i rilindur.
Lojtari kuqezi i duhet tashmë të djersisë akoma më tepër për fanelën e Napolit dhe Kombëtaren pasi e presin muaj të vështirë në kampionatin italian dhe në fazën eliminatore të kampionatit europian me Shqipërinë ku ndihma e tij do të jepte shumë siguri si për Napolin ashtu edhe për Shqipërinë.
Hysaj has assisted a goal for Napoli. Yes you read it right, Hysaj assist, Zielinski scores #ParmaNapoli pic.twitter.com/lNlmNbt96L-- Aron (@MrUnknown2345) February 24, 2019