Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Kristjan ASLLANI protagonist në golin e parë, Inter turpërohet nga Villarreal

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kristjan ASLLANI protagonist në golin e parë, Inter

Inter nuk ka arritur të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit miqësore kundër Villarreal. Zikaltërit janë mposhtur me 4-2 nga spanjollët të cilët s’e diskutuan në asnjë moment triumfin. Të parët që shënuan ishin miqtë, të cilët zhbllokuan rezultatin me Pedrazën në minutën e 29-të. Ndërkaq Romelu Lukaku barazoi në të 36-tën. Por, në 45 minutat e para ishin sërish spanjollët që realizuan me Coquelin duke vulosur shifat 1-2 në pjesën e parë.

Fraksioni i dytë i lojës nisi mirë sërish për Villarreal që realizuan në minutën e 48-të me Pedraza. D’Ambrosio shkurtoi diferencat në 2-3 në minutën e 66-të. Edhe pse të besuarit e Inzaghit tentuan barazimin atëherë kur nuk pritej, Villarreal vulosi shifrat në 2-4 me Jackson. Kjo ishte miqësorja e fundit e zikaltërve që bëhen gati për sezonin e ri futbollistik që nis me 13 gusht. Duhet vënë pah fakti që në këtë takim e nisi si titullar Kristjan Asllani. Mesfushori i kombëtares sonë ishte protagonist në golin e parë të zikaltërve, pasi nga këmbët e tij nisi gjithçka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga