Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Kompleksi stërvitor dhe stadiumi i ri, te Kukësi bëhen gati: Vonimi prej temperaturave të ulëta dhe ngricave, ekspertët na kanë këshilluar diçka

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kompleksi stërvitor dhe stadiumi i ri, te Kukësi bëhen

Ditë të rëndësishme në Kukës këto, pasi punimet për Kompleksin Stërvitor “Ilirjan Thaçi” po ecin me ritme të kënaqshme. Klubi ka bërë një postim pak më parë në rrjetet sociale ku shkruan se kompleksi do të jetë në dispozicion veç ekipit të parë, edhe për ekipet zinxhir. 

Gjithashtu, verilindorët nuk lënë pa sqaruar edhe çështjen e stadiumit të ri. Sipas asaj që shkruhet, rikthimi i Kukësit për të luajtur ndeshjet në shtëpi në stadiumin e ri është vonuar për shkak të temperaturave, të cilat kanë qënë të ulëta. Ekspertët kanë këshilluar që të pritet edhe pak, pasi nuk është gjtihçka 100 përqind gati.

"Punimet në Kompleksin Stërvitor "Ilirjan Thaçi" po ecin, teksa së shpejti pritet të jetë në dispozicion në ekipit të Kukësit. Veç ekipit të parë, kompleksi stëevitor do t'i vijë në ndihmë edhe ekipeve zinxhir të Kukësit teksa do të shërbejë për stërvitje por edhe për ndeshjet e të rinjve të Kukësit. Ekipi do të rikthehet së shpejti në Kukës për ndeshjet në shtëpi, teksa fusha po shkon drejt fazës përfundimtare. Pas pak javësh, skuadra do të zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi pas një kohe të gjatë jashtë. Temperaturat e ulëta dhe ngrica e kohëve të fundit, kanë vonuar rikthimin e skuadrës në Kukës dhe ndeshjet do të rrezikonin degradimin e fushës pasi ekspertët këshillojnë që ende nuk është gati" - shkruan klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga