
Sylvinho mori drejtimin e kombëtares shqiptare më 2 janar të këtij viti dhe në pak kohë ka arritur të fitojë zemrat e gjithë tifozëve shqiptarë. Braziliani në 5 ndeshje në stolin e kombëtares shqiptare ia ka dalë të marrë rezultate pozitive dhe tashmë kuqezinjtë e shikojnë vetëm në vendin e parë në grupin E me 10 pikë.
Sylvinho ka sjellë një frymë pozitive në skuadër, ndërsa ka çliruar psikologjikisht edhe lojtarët. Jashtë kostumit zyrtarë me të cilin jemi mësuar ta shiikojmë, Sylvinho di të jetë edhe një bahkëshort shembullor.
Braziliani ka preferuar të jetojë me kohë të plotë në Shqipëri, ndërsa gruaja dhe dy fëmijët jetojnë në Portugali. Sa here që Sylvinhos i jepet mundësia udhëton te familja për të qëndruar afër tyre. Në një video të postuar në rrjetet sociale nga vajza Tatti Mendes, Sylvinho duhet shumë i qeshur dhe nuk nguron t’i japë një puthje bashkëshortes në shpatull, duke ndarë kështu disa momente romantike.