
Interi ka zhvilluar një test miqësor sot pasdite përballë ekipit të Regginas. Zikaltërit po bëhen gati për rinisjen e kampionatit ku i pret një përballje direkte me kryesuesit e Serie A, Napoli, më 6 janar. Skuadra nga Milano fitoi 2-0 me dy golat që erdhën në fund të ndeshjes nga dy bomberët, Dzeko e Lukaku.
Alarmante është situata për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani. 20-vjeçari është syrgjynosur sërish në stol nga trajneri Inzaghi edhe pse është një ndeshje miqësore. Kjo bëhet miqësorja e tretë rradhazi që elbasanasi e sheh nga stoli. Të vetmen miqësore që Asllani e nisi si titullar, ishte ndaj Gziras ku shënoi edhe një supergol por për trjanerin Inzaghi si duket nuk mjafton.
Përmbledhja e ndeshjes: