
PSG-ja ka fituar trofeun e parë për këtë sezon duke mundur Marseillen me rezultatin 2-1. Goli i parë I ndeshjes u shënua nga Icardi pas assistit të Di Maria duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me fitoren minimale 1-0 për kampionët e Francës.
Në fraksionin e dytë, Neymar I futur në fushë në minutën e 65-të, arrin të gjejë golin e dytë për PSG-së në minutën e 85-të. Sulmuesi brazilian u tregua I saktë nga penalltia duke dyfishuar rezultatin. Marseille ngushtoi diferencat në minutën e 89-të me Payet, por goli i tij shërbeu vetëm për statistik pasi në fund PSG-ja arriti të ngrinte lartë trofeun e Superkupës së Francës.
Poll