Zlatan Ibrahimoviç bën gjithmonë bujë dhe jo vetëm me spektaklin e dhuruar në fushën e blertë. Suedezi e mbylli në MLS (ligën amerikane të futbollit), duke qenë në qendër të vëmendjes së mediave, për merkaton e janarit. Përflitet për një kalim të mundshëm në Europë dhe Milan e pret krahëhapur, duke parë dhe gjendjen e ekipit që uli së fundmi në stol Piolin. Napoli dhe Bolonja janë klube që përfliten për një kalim të mundshëm të 38 vjeçarit.
Me postimin e një videoje në rrjetet sociale, “Ibra” bën me dije se do të rikthehet në Spanjë. Nuk dihet nëse ky është një veprim përfundimtar, apo diçka tjetër që nuk I përket fushës së blertë. Zlatan di të surprizojë, gjë që e ka bërë edhe këtë herë. “ Përshëndetje Spanjë! Gjejeni çfarë? Unë po kthehem. “, dëgjohet të thotë boshnjako-suedezi.