
Partizani u eleminua nga Champions League ndaj Qarabagut, duke u mundur me rezultatin 2-0, i cili ishte edhe rezultati i përgjithshëm, sepse takimi i parë në "Selman Stermasi" u mbyll 0-0.
Trajneri i të kuqve, Franco Lerda, në fundin e ndeshjes, ka dhënë një intervistë për RTSH Sport, ku është shprehur se mund të kishin bërë edhe më mirë, dhe rastin që kishin me Solomon ta dërgonin në rrjetë, e më pas fati i ndeshjes mund të shkonte ndryshe.
Mirëpo, intervista ka marrë një tjetër udhë, kur në momentin që gazetari Pano Xhixho, e pyet teknikun në lidhje me Lorenc Trashin, i cili në këtë takim e nisi përsëri nga stoli. "Për Trashin ishte zgjedhja juaj apo e klubit"? Kjo ishte pyetja që Lerda ka humbur Toruan, duke e lënë prononcimin e tij përgjysmë.
Pano Xhixho: Zgjedhja për të lënë jashtë Trashin, është zgjedhja juaj, apo është një zgjedhje e klubit?
Franco Lerda: Çfarë doni të thoni "zgjedhje e klubit"? Çfarë pyetje është kjo?
Pano Xhixho: Trashi është një lojtar i ekipit Kombëtar.
Franco Lerda: Çfarë doni të thoni? Çfarë pyetje më bën se nuk e kuptoj
Pano Xhixho: Pra, po thoni që është një zgjedhje teknike?
Franco Lerda: Unë jam tekniku dhe zgjedhjet i bëj unë. Klubi nuk hyn fare këtu.