
Vrioni ja ka dalë të shënojë sërish në Bundesligën austriake. Sulmuesi shqiptar erdhi nga zëvendësimi në minutën e 65’, për të shënuar më pas në minutën e 73’ për Tirolin. Skuadra e sulmuesit kuqezi po humbet 2-1 në transfertën e Altach, megjithatë Vrioni vazhdon të mos ndalet me golat e shënuar.
Ky është goli i 17-të për të në kampionat, duke e kthyer në protagonist absolut të skuadrës së tij që po lufton për të shkuar në Conference League. 23- vjeçari ndodhet në huazim nga Juventus dhe pas këtij sezoni shumë të mirë, pritet të shihet me interes ekipi i tij i ri.
Galeria fotografike ()
Poll