
Atmosfera te Laçi është pozitive. Kurbinasit ndodhen në Strugë, në kuadër të përgatitjeve anti-Podgorica, në Conference League. Përveç aspektit sportiv, lojtarët e laçjanëve krijojnë edhe situata komike, me grupin që duket më i bashkuar se kurrë.
Renato Malota ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku pre e një rrengu ka rënë 32 vjeçari i lindur në Prishtinë, Mentor Mazrekaj. Atij i pëlqen të flejë më shumë se të tjerët dhe Malota ka ndarë me fansat një nga mënyrat sesi mund t'a zgjojnë atë. E thjeshtë fare: Një boks muzike.
"Kështu i bëjmë zgjimin byrazerit çdo mëngjes" - shkruan futbollisti nga Lezha.
Poll