
Jahmir Hyka është përshtatur shumë mirë në Ligën amerikane MLS.
Mesfushori i kombëtares shqiptare, ka shënuar golin e fitores për skuadrën e tij San Jose, kundër Dallas që e mposhti me rezultat minimal 1 me 0.
Hyka realizoi në minutën e 81-të, ndërsa pas tre minutave u largua nga fusha e lojës për t’ia lënë vendin, Sarkodies.
Klubi i Hykës, me këtë fitore ngjitet në vendin e katërt me 19 pikë, aq sa ka kundërshtari që mundi sot, FC Dallas.
Newsport.al ju fton të ndiqni golin e Hykës në videon e mëposhtme.
Poll