
Një gjest i shëmtuar ka ndodhur në futbollin amator në Itali. Në sfidën e zonës së Piemontes mes Oleggio Castello dhe Carpignano, trajneri mik ka goditur me grusht në fytyrë arbitrin, çka ka bërë që sfida të anullohej.
Gjithçka ka ndodhur pas ndëshkimit të tranerit mik me kartonin e kuq. Giovanni Alosi nuk I ka mbajtur nervat, me ekipin e tij që po humbiste 2-0. Pas gjestit jo fisnik, ndeshja u ndërpre për të mos nisur më. Priten vendime të ashpra për trajnerin agresor.
Poll