
Romelu Lukaku ishte autor i golit të barazimit në miqësoren që zikaltërit po luajnë kundër Vijareal. Në minutën e 36-të të sfidës, sulmuesi belg arrin të shënjestrojë saktë portën spanjolle duke vënë baraspeshën. Por, gjithçka nis nga këmbët e Kristjan Asllanit.
Mesfushori i Kombëtares pason bukur në të majtë duke sjellë më pas edhe krosimin asist për Lukakun. Një performancë pozitive për elbasanasin që e ka nisur këtë takim nga minuta e parë. Më poshtë mund të shihni momentin, ndërsa kujtojmë që rezultati është aktualisht 2-3 për Vijareal teksa luhet minuta e 80-të.
ROMELU!
— Inter (@Inter) August 6, 2022
[1-1]#InterVillarreal #ForzaInter pic.twitter.com/CRCit9JMih
Poll