
Enriko Papa nuk ka ndërmend të ndalet së shënuari gola. Pasi gjeti rrugën e rrjetës një javë më parë, ish-mesfushori i Tiranës ka shënuar sërish në ndeshjen e sotme, Academica-Botosani. Mesfushori shënoi gol në minutën e 45-të duke çuar shifrat në 1-3 për Botosanin.
Papa gjuajti saktë me kokë pas krosimit të Rodriguez nga goditja e këndit dhe ndali topin në rrjetë. Ky ishte goli i 4-të për Papën me fanellën e Botosanit në elitën e futbollit rumun.
Poll