
Nikolo Zanioli do të mbahet mend gjatë për ndeshjen e Romës kundër Feyenoord fituar 1-0 nga italianët. Në minutën e 32-të të takimit ishte ai që realizoi golin e parë dhe të vetëm të takimit. Rreth 20 mijë tifozë ishin prezentë në stadiumin “Air Albania”, ndërsa të tjerët pa biletë patën mundësi ta shihnin nga Fun Zone te Amfiteatri.
Është klubi i Romës që ka shpërndarë pamjet në kanalin zyrtar në “Tëitter”. Në momentin e shënimit të golit, festa është legjitime për romanët të cilët fërshëllejnë dhe nisin të festojnë. Kjo ndeshje ishte e para në histori për të tillë kompeticion dhe i fitua pikërisht nga italianët e drejtuar nga trajneri Jose Mourinho.
Fan Village di Tirana 💛🇦🇱❤️#ASRoma #UECLfinal pic.twitter.com/bxeQbphXCD
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 25, 2022